OSBE përgëzon KQZ-në për organizmin e zgjedhjeve lokale

Aktuale

OSBE përgëzon KQZ-në për organizmin e zgjedhjeve lokale

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 10:48
OSBE

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionet Komunale Zgjedhore për organizimin të suksesshëm të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Ambasadori Davenport po ashtu ka përgëzuar kandidatët dhe partitë që pranuan menjëherë rezultatet.

“Përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionet Komunale Zgjedhore për organizimin të suksesshëm të edhe një raundi të votimit.

Këto zgjedhje komunale janë të parat që mbahen pa mbështetje të drejtpërdrejtë të OSBE në terren – arritje kjo e madhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe merite edhe e OSBE në ndërtim të institucioneve.

Gjithashtu përgëzojmë kandidatët dhe partitë që pranuan rezultatet menjëherë. Mezi presim të mbështesim kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale në punën e tyre në shërbim të komunave”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat