Këta janë kandidatët që e morën vetëm nga një votë nga diaspora

Aktuale

Këta janë kandidatët që e morën vetëm nga një votë nga diaspora

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 20:41
Ilustrim

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në raundin e dytë të zgjedhjeve të 14 nëntorit.

Nga numërimi i këtyre vota, pati kandidatë që nga diaspora morën vetëm nga një votë.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Vushtrrisë, Ferid Idrizi dhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati janë ata të cilët numërojnë vetëm nga një votë nga diaspora.

Votat me postë ishin vendimtare në dy komuna të vogla, atë të Dragashit dhe Junikut.

Në Dragash nga numërimi i votave të diasporës ka fituar LDK me kandidatin Bexhet Xheladini, derisa në Junik poashtu ka fituar LDK me kandidatin Ruzhdi Shehu.

Image
Votat

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat