Besian Mustafa demanton Hekuran Muratin, zbulon ‘mashtrimin’ me pakon e ringjalljes ekonomike

Aktuale

Besian Mustafa demanton Hekuran Muratin, zbulon ‘mashtrimin’ me pakon e ringjalljes ekonomike

Nga: P.R Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 21:22
Hekuran Murati dhe Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, përmes një postimi në facebook ka shkruar se nuk ka ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro në projekt-buxhetin e vitit 2022.

“Propaganda nuk është aritmetikë, aq më pak zhvillim ekonomik! Nuk ka pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro në projekt-buxhetin e vitit 2022, as nuk ka pasur pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 450 milionë euro në buxhetin e rishikuar të vitit 2021, siç e kanë proklamuar Qeveria dhe shumica në Kuvend”, shkruan Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, pakoja e rimëkëmbjes - ringjalljes është 127.9 milionë euro.

“Shihni vetë sa është pakoja e rimkëmbjes-ringjalljes ekonomike: fotoja është pjesë e shkeputur nga Raporti nëntëmujor i vitit 2021 i Buxhetit të Kosovës, ku shihet që pakoja e rimëkëmbjes - ringjalljes është 127.9 milionë euro. Dokument ky i aprovuar në Qeveri dhe i nënshkruar nga z. Kurti”, ka shkruar Besian Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Image
Dokumenti i postuar nga Besian Mustafa

Kujtojmë se në mbledhjen e mbajtur më 14 korrik 2021, qeveria e Kosovës ndau 420 milionë euro për ringjalljen ekonomike, në kuadër të së cilës hyjnë edhe bonot e diasporës.

“Shuma totale e Pakos së Ringjalljes Ekonomike kap vlerën prej 420 milionë euro dhe vlen të theksohet se në kuadër të pakos hynë edhe bonot e diasporës ku mjetet nga këto letra me vlerë do të përdoren për financimin e një pjese të pakos. Kjo pako përbëhet nga 5 grupe të masave, të cilat më pas ndahen në nën masa të cilat tashmë i kemi prezantuar. Kryesisht grupet janë: mbështetja e punësimit në vlerë prej 50 milionë euro, ringjallja e ekonomisë së prodhimit në vlerë prej 108 milionë euro, mbështetja për familjet në vlerë prej 50 milionë euro, mbështetja për shërbimet publike 112 euro si dhe investimi në infrastrukturë dhe ambient 100 milionë euro”, kishte thënë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat