Kurti: Nuk kemi problem me shpronësimet, por me plaçkitjen...

Aktuale

Kurti: Nuk kemi problem me shpronësimet, por me plaçkitjen...

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 11:28
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetes Time Kadrijaj, e cila pyeti në Kuvend se ‘a jeni kundër shpronësimeve në koncept dhe nëse nuk jeni kundër, sa shpronësime i keni bërë’.

Kurti tha se borxhet për shpronësime janë gjetur në vlerën prej 184 milionë euro dhe me zero buxhet të ndarë për to.

“Kemi gjetur proces të shpronësimit me keqmenaxhimm ne menjëherë kemi vepruar, kemi ndarë buxhet për ta ndarë borxhin e mbledhur, fillimisht gjatë rishikimit me 14.7 milionë euro kurse tash për vitin e ardhshëm 57 milionë euro, shuma më e madhe e ndarë ndonjëherë për t’i mbuluar obligimet nga shpronësimet. Parcela e një personi për shpronësim që është vlerësuar 90 mijë euro në vitin 2012 duke mos ja bërë pagesën me kohë brenda dy vitesh siç e sheh ligji për cdo vit me nga 7 përqind është grumbulluar dhe sot ai person i merr 140 mijë euro”, tha Kurti.

Tutje kryeministri tha se Qeveria ka miratuar shpronësimet dhe  shpronësimi si koncept do të përdoret sa herë që është e nevojshme për projekte të interesit publik.

“Shteti është në humbje ende pa u arritur vlera e interesit publik, ju shum mirë e dini se si disa këtej kanë blerë qindra hektarë tokë, për një ari tokë, 1 e 3 euro kanë paguar përderisa vlera reale ishte shumëfisht me e lartë në treg. E drejta e pronës është e garantuar me kushtetutë, kushtetua parasheh shpronësimin në rastin kur kjo bëhet për interesin publik. Nuk kemi asnjë problem me shpronësimin si koncept, e aq më pak kur kjo mundëson realizimin e projekteve në të mirë të publikimit. Ne kemi problem me plaçkitjen që është bërë në emër të shpronësimit, dyfishimi i vlerave të pronave nga zyra pasiqë ato fillimisht janë vlerësuar nuk është shpronësim, është hajni. Ne si qeveri kemi miratuar shpronësimin dhe shpronësimi si koncept do të përdoret sa herë që është e nevojshme për projekte të interesit publik, por asnjëherë nuk do të lejojmë që përgjatë rrugës të na dyfishohen vlerat siç ju ka ndodhur juve”, tha mes tjerash kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat