Pacolli: Ne shkojmë në dialog, por nuk i nënshtrohemi Serbisë

Aktuale

Pacolli: Ne shkojmë në dialog, por nuk i nënshtrohemi Serbisë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:31
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar se në procesin e dialogut ata nuk i nënshtrohen Serbisë, duke thënë se delegacionet e mëparshme të Kosovës i janë nënshtruar.

“Mirëpo, mund të themi se edhe kryeministri Albin Kurti, edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si dhe ne deputetët e pozitës, qëllimi ynë kryesor është të mbrohen interesat e Kosovës sa herë kërkohet dialog jem aty”, tha Pacolli.

Ajo po ashtu tha se ata nuk do të lshojnë asnjëherë pe në kërkesat e interesit kombëtar e shtetëror të Kosovës, duke shtuar se nuk do t’i nënshtrohen Serbisë.

“Mirëpo nuk lëshojmë pe nga kërkesat tona dhe nga interesat tona kombëtare dhe shtetërore. Ne shkojmë në dialog, por nuk i nënshtrohemi Serbisë siç i janë nënshtruar me herët grupet tjera të dialogut”, tha Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat