Hamza tregon çka do të ndodhte me të po t’i humbte zgjedhjet

Aktuale

Hamza tregon çka do të ndodhte me të po t’i humbte zgjedhjet

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:39
Bedri Hamza

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka folur për kandidimin e tij në Mitrovicë dhe për rrezikun e kësaj gare.

Hamza tha se humbja e zgjedhjeve në Mitrovicë do të ishte përfundim i karrierës së tij politike.

Ai tha se ka pasë bukur shumë biseda me vetën e tij para se të kandidonte pasi që e vlerësonte si një garë me risk.

“Kam pas bukur shumë biseda me vetveten, ka qenë garë me risk dhe humbja ka qenë e sigurt që është përfundim i karrierës time politike dhe përfundim i angazhimit tim publik që edhe ajo nuk kishte qenë fundi i botës sepse gjithmonë ekziston një fund. Nuk kam qenë asnjëherë njeri pa profesion. Kam dashur të jem kryetar komune sepse kam pranu me qenë kryetar i degës së PDK-së”, ka thënë Hamza në Debat Përnime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat