Bekë Berisha i drejtohet Blerta Deliut: Kërko falje sepse ne nuk mund ta quajmë askënd terrorist

Aktuale

Bekë Berisha i drejtohet Blerta Deliut: Kërko falje sepse ne nuk mund ta quajmë askënd terrorist

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:06
Bekë Berisha

Bekë Berisha, në seancën plenare të Parlamentit të Kosovës ka kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kryesisht nga deputetja Blerta Deliu-Kodra që tu kërkojë falje të gjitha familjeve për deklaratën e bërë, ku kjo e fundit e quajti “terrorist” kunatin e ministres së drejtësisë.

“I ftoj PDK-në me kërku falje për atë deklaratë. Jo ndaj ministres Haxhiu se ndoshta edhe kjo bëhet nervozë e flet njejtë, por atyne familjeve sepse nuk kërkohet nga ne të cilësojmë askënd si terrorist”, theksoi Berisha.

Tutje, Berisha tha se ndoshta ata janë njerëz që, sipas tij, kanë realizuar ëndrrën e tyre për bashkim kombëtar.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, sot në seancë tha se kunati i Ministres së Drejtësisë është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.

“Një Ministre që vjen sot këtu dhe lëshohet në shpifje të pavërteta, kunatin e saj e ka të akuzuar për terrorizëm. Imagjinoni, Ministrja e Drejtësisë që vjen sot dhe më flet për sistemin e drejtësisë në Kosovë, e kunati i saj është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoni, sot mua më jep e më mban leksione për system të drejtësisë”, kishte theksuar Deliu-Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat