Mbi 754 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

Aktuale

Mbi 754 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 07:27
Ilustrim

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kështu thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK).

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat