Prokuroria Speciale hudh kallëzimin penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaqit

Aktuale

Prokuroria Speciale hudh kallëzimin penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaqit

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 16:11
Selim Selimi dhe Nehat Thaçi

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës (PSRK) ka hudhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë (MD) ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaçit në prill të këtij viti, me pretendimin se kishin keqpërdorur pozitat zyrtare për t’i sjellë përfitim personit juridiko-privat.

Lajmin për vendimin për hudhjen e kallëzimit penal e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” prokurori special, Milot Krasniqi.

“Po, e kemi trajtu rastin, arsyeja e hudhjes është se veprime e të dyshuarve nuk ka elemente të veprës penale për të cilat është ba kallëzimi penal e as për ndonjë vepër tjetër, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë prokurori Krasniqi për ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Lajmi për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi, ishte bërë publik në rrjetin social “Facebook” nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat