Haradinaj alarmon, kërkon miratimin e Ligjit të Pagave: Institucionet po i rrezikojnë qytetarët

Aktuale

Haradinaj alarmon, kërkon miratimin e Ligjit të Pagave: Institucionet po i rrezikojnë qytetarët

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 11:41
Ramush Haradinaj

Grupi parlamentar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës kanë mbajtur tryezën me temë: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projekligjit dhe urgjenca e procedimit të tij.

Në këtë tryezë ka folur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili kërkoi miratimin e Ligjit të Pagave, duke thënë se institucionet po i rrezikojnë qytetarët.

“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat 4 vjeçar mbi 20% fuqizojmë këtë ligj tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën, ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se me gjendjen aktuale do të ketë varfërim të sektorit privat dhe kualitet më të dobët në shërbim.

“Problemi ka me qenë që me kalimin e kohës jo vetëm që do të varfërohen këta që janë në sektor publik, sepse janë rritur çmimet e po ndodh rritja e kostos së jetës, por problemi do të jetë shumë më i madh, pra përpos demotivimit, kjo do të jep kualitet më të dobët në shërbim, pra cilido shërbim do të bie në cilësi”.

“Por, jo vetëm kaq, do ta humbim kuadrin, cilido kuadër i nivelit të mirë do ta ketë problem ta vazhdoi besnikërinë e vet ose përcaktimin e tij me qenë shërbyes publik për shkak të ofertës në treg ose për shkak të ofertës që i japin edhe palët e tjera, si rasti i vendeve të BE-së e i ekonomive të tjera”, tha Haradinaj.

Tutje, ai e quajti mjaftë të nevojshme sjelljen e  menjëhershme të Ligjit të Pagave në parlament.

“Sipas meje është mjaftë e nevojshme që ta sjellim në parlament Ligjin e Pagave menjëherë, duke mos u vonuar, pra mos ta pengojmë ne këtë ligj në asnjë mënyrë, t’ia fillojë me kohë, të ketë planifikim buxhetor për vitin që vjen, të ndodh pastaj edhe rritja lineare, ajo ka qenë praktik dhe duhet vazhduar”, shtoi kreu i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat