Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Francë

Aktuale

Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Francë

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 12:48
Mehdi Halimi

Kosova tashmë ka një ambasador të ri në Francë. 

Ai do ta zëvendësoi ish-ambasadorin Qendrim Gashin.

Ambasadori i ri i Kosovës në Francë është Mehdi Halimi, i cili sot ka dorëzuar letrat kredenciale tek autoritetet franceze.

“Me rastin e fillimit të detyrës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z.Mehdi Halimi, ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, z.Philippe FRANC, me ç’rast i ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat