U emërua ambasador i Kosovës në Francë, por kush është Mehdi Halimi?

Aktuale

U emërua ambasador i Kosovës në Francë, por kush është Mehdi Halimi?

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 15:37
Mehdi Halimi

Mehdi Halimi është ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Francë.

Kjo është kumtuar edhe nga ambasada e Kosovës në Paris.

Atij, letrat kredenciale ia ka dhënë drejtori i Protokolllit të Shtetit francez, Philippe Franc.

“Me rastin e fillimit të detyrës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z.Mehdi Halimi, ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, z.Philippe FRANC, me ç’rast i ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në njoftim.

Mehdi Halimi është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës, teksa ka doktoruar në Gjuhësi në Universitetin e Parisit në vitin 2001.

Halimi në vitet 1994 – 1998, kishte punuar si profesor i frëngjishtës në shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë. Gjatë kohës së luftësai  kishte shërbyer si përkthyes dhe interpret në Paris dhe Lille.

Ai ishte pjesë e misionit diplomatik francez në Kosovë, ku mes viteve 2007 dhe 2010 punoi si përgjegjës në sektorin e vizave attache de presse në Ambasadën e Francës në Kosovë.

Halimi ka përkthyer tri libra në gjuhën shqipe “Letërsia në rrezik”, “Basti i intelegjencës”, “Shtigjeve të Inovacionit”, të cilat janë botuar në nëntor të 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat