​Haradinaj komenton rënien e VV-së në zgjedhje dhe çka duhet të kuptojë kjo parti

Aktuale

​Haradinaj komenton rënien e VV-së në zgjedhje dhe çka duhet të kuptojë kjo parti

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 22:39
Albin Kurti, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka komentuar rënien e votave për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit komunale në krahasim me ato parlamentare të 14 shkurtit.

Ai në emisionin Politiko ka renditur pasojat që sipas tij çuan te rënia e votave për partinë e Albin Kurtit.

“Ky rezultat nuk është rastësi, Vetëvendosje duhet ta kuptojë këtë. Vetëvendosje s’është e mirë në qeverisje, por si opozitë di ta bëjë punën e mirë. Qeverisja Kurti ka bërë disa devijime, duke nisur nga premtimet e shumta për qytetarët, se do ta luftojë korrupsionin, se s’do ta bëjë dialogun”, tha Haradinaj.

Për më tepër, lideri i AAK-së tha se bartja e përgjegjësive për humbje në zgjedhje te niveli lokal nga kryeministri Kurti është e gabuar.

“Rezultati nuk është fare rastësi dhe Kurti gabon nëse tenton ta bart përgjegjësinë vetëm te niveli lokal. Është një rënie e madhe, po flasim mbi dy të tretat e votave që ka humbur Kurti”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së ka thënë se pret bashkëqeverisje në Kamenicë dhe Podujevë, ku kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat