Haradinaj pas aksidentit tragjik: Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit

Aktuale

Haradinaj pas aksidentit tragjik: Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit

Nga: A.SH Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 10:11
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari.

Nga ky aksident humbën jetën të paktën 46 persona, për të cilët raportohet se janë shqiptarë, kryesisht të moshave 25-30.

“Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari.

Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të viktimave e lutemi që të shërohen të lënduarit.

Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat