Memli Krasniqi: Gjykata Supreme do ta ketë fjalën e fundit për Dragashin

Aktuale

Memli Krasniqi: Gjykata Supreme do ta ketë fjalën e fundit për Dragashin

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 21:29
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për procesin zgjedhor e që ai ndihet krenar me numrin e komunave të fituar nga ky subjekt politik.

Por ai është pyetur edhe për komunën e Dragashit e cila është në një proces gjyqësor për zgjedhje e fundit për balotazh.

Krasniqi tha se nuk dua të interpretojë vendimin e PZAP-it pasi që për momentin është duke u zhvilluar një proces gjyqësor.

“Por një gjë mund të them se qytetarët e kësaj komune nëpërmjet vullnetit të lirë e kanë dhënë verdiktin e tyre për kryetarin aktual Shaban Shabanin.

Por megjithatë ne jemi një parti politike që gjithmonë i kemi pranuar rezultatet zgjedhore dhe nëse ky institucion i pavarur bjen një vendim ne gjithsesi se do të e pranojmë ashtu”, tha ai.

Memli Krasniqi ndër të tjerash thotë se ka një respekt të veçantë për Mërgatën Shqiptare e që të cilët kanë shprehur vullnet të jashtëzakonshëm për të votuar në këto zgjedhje.

“Por vullneti i tyre duhet të jetë i lirë e individual e jo në mënyrë të organizuar siç e kemi cekur në ankesën tonë në PZAP”, tha ai ne RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat