Eksperti i sigurisë analizon rastin e aksidentit në Bullgari, thotë se kishte mundësi të bëhej më shumë

Aktuale

Eksperti i sigurisë analizon rastin e aksidentit në Bullgari, thotë se kishte mundësi të bëhej më shumë

Nga: M.L. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 13:42
Hafir Hoxha

Ish komandanti i Policisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha që është edhe ekspert i sigurisë, ka komentuar rastin e aksidentit në Bullgari ku humbën jetën 46 persona.

Në një postim në Facebook, Hoxha ka treguar një përvojë personale lidhur me një aksident në Zvicër.

“Tragjedia autobusit! Flas nga eksperienca personale nuk e gjykoj askënd në rastin e autobusit ne Bullgari! E dëgjova deklaratën e të lënduarit nga ky rast, çka them tani është që të mësohemi ne, ju që e lexoni këtë shkrim! Më ka ndodhë në Zvicër para tri viteve pran rrugës ishte parkuar një shleper i gjatë, nga dritarja shoferit gjysmë e hapur dilte tym i zi dhe flakë, askush nga automjetet nuk ndaleshin, unë kam ardhur me automjet nga ana e kundërt e autobusit, kam ndal automjetin tim larg që mos me pengua dhe mos me u dëmtua nëse kamioni eksplodon, kam hap derën e kabinës së kamionët me fuqi që nuk e di a ishte e mbyllur me çelës apo jo, kam bërtit a është dikush këtu? Kam prek me duar krevatet mbrapa karrigeve mos është dikush fjet kam nxjerrë një qante e hodha në tokë kam vrapuar 100 metra tek një objekt afër kam marrë aparatin e zjarrfikës jam kthy e kam fik zjarrin dhe kanë nxjerrë një nxemëse e improvizuar që kishte shkaktuar zjarrin, kamioni u djeg gjysma brenda në kabinë pjesa plastikes!”, shkruan Hoxha në Facebook.

Erdhën zjarrfikësit, Policia dhe ndihma parë, unë i kisha djege katër gishta dhe i tymosur, dhashë deklaratën policisë, kisha tri jave pushim mjekësor, pas një muaji më erdhi faktura ndihmën parë 470.00 fr. Nuk e pagova pasi Policia më thanë e paguan ai që i ka thirrë ne tel. Ndihmën e parë, un nuk isha ai. Kam kry deklaratat në vend të ngjarjes u mbyll afera.

Intervenova sepse nuk do ta kisha ndje veten të qetë po të kisha lexuar të nesërmen se është djeg dikush fjetur në kamion! “, shkroi ai.

Tutje, Hoxha tregoi se si është dashur të vepronte personi i lënduar në aksidentin në Bullgari.

Ne autobus si është dashur ky i lënduari të veprojë! Momentin që e ka gjetur çekiçin me i they xhamat ËSHTË DASHTË me vazhdua me i theye sa më shumë xhama në autobus dhe praktikisht me i gjuajt fëmijët, njerëzit për dritare jashtë ! Më mirë me ua thye ndonjë krah se me u djegë tërësisht!

Nëse!? Nuk ka mund me vazhdua nga brenda me theye xhama të tjerë është dashtë me ja dhënë çekiçin në dorë dikujt tjetër OSE me marrë me veti dhe si ka dal jashtë me i thye xhamat e autobusit nga jashtë !

Me këto lëndime që kishte individi ka mundë të bëjë më shumë në atë raste pa keqkuptim! Shërim të shpejt të lënduarve, ngushëllime familjarëve të viktimave!

M` u dashtë me tregue rastin më parë sepse e di që shumica thonë; kallaj është me filozofue tani, pa qenë aty !!!

Nuk ka nevojë komente kurrfarë në këtë shkrim! As kritika as lëvdata për askënd ! Flm”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat