Krasniqi tregon se a do të jepte dorëheqje nëse kthehen Thaçi e Veseli

Aktuale

Krasniqi tregon se a do të jepte dorëheqje nëse kthehen Thaçi e Veseli

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 00:09
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, iu është përgjigjur pyetjes se a do të jepte dorëheqje nëse Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të garojnë për të parin e kësaj partie, pasi të kthehen nga beteja me drejtësinë e Gjykatës Speciale.

Krasniqi thotë se ish-kryeparlamentari e ish-presidenti fokusin e kanë te beteja që ata po akuzohen në Hagë.

“Unë rezervohem të flas për Thaçin e Veselin dhe mungesa e tyre është mungesë për familjen e tyre dhe për neve të gjithëve. Ata janë në betejë të re për Kosovën e jo për veten e tyre.

Fokusin e kam te kjo çështje. Shpresoj që të lirohen sa më shpejtë dhe të përfundojë ai proces që do ta ketë këtë epilog. Kthimi i tyre nuk do të jetë në angazhimin politik, por nga ajo që e shoh dhe që e di ata e kanë fokusin te fitorja e kësaj beteje të rëndësishme që ndërlidhet me UÇK-në”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat