“Do të pijmë ujë të ujësjellësit në Kuvend për të kursyer buxhetin dhe ruajtur mjedisin nga plastika”

Aktuale

“Do të pijmë ujë të ujësjellësit në Kuvend për të kursyer buxhetin dhe ruajtur mjedisin nga plastika”

Nga: A.SH Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 11:34
Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se deputetët në Kuvend do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Sipas saj, ky është një mesazh domethënës dhe nga kjo do të kursehen paratë publike, dhe do të ruajmë mjedisin nga plastika.

Postimi në Facebook:

Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë.

Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë. Kjo e ngrit edhe vetëdijen e secilit deputet për rëndësinë e cikësisë së ujit të rrjetit publik.

Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj.

Do të ulim shpenzimet e parasë publike. Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro.

Ky hap është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut që duhet ta plotësojmë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat