​Krasniqi takon Metën: PDK do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri

Aktuale

​Krasniqi takon Metën: PDK do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:41
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se në këtë takim vëllazëror, me presidentin Meta diskutuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian.

"Presidenti Meta na uroi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet komunale.

PDK e vlerëson si tepër të rëndësishëm e pa alternativë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe si parti lidere e opozitës do të jap kontributin e saj në çdo formë e në çdo proces që ka këtë synim.", shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat