Kurti: Për tetë muaj në qeveri kemi marrë 396 vendime

Aktuale

Kurti: Për tetë muaj në qeveri kemi marrë 396 vendime

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:50
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për këtë vit rritja ekonomike do të jetë rreth 10 përqind.

Duke folur para deputetëve për projektligjin mbi ndarjet buxhetore, ai ka thënë se ekzekutivi që drejton deri më tani ka marrë afër 400 vendim.

“Dje patëm mbledhjen e 45-të të qeverisë, kurse pardje janë mbushur tetë muaj që jam në detyrë. Për këtë periudhë janë marrë 396 vendime”, është shprehur Kurti.

“Mund të them që ekonomia asnjëherë nuk ka parë rritje më të lartë ekonomike sesa më 2021. Do ta mbyllim vitin më rritje të të hyrave prej 33 përqind”.

Kurti ka theksuar se buxheti për vitin 2021 do të jetë 2.74 miliard euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat