Krasniqi: PDK do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të grave

Aktuale

Krasniqi: PDK do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të grave

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 16:50
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tha se solidarizohet me kauzën për ndërgjegjësimin shoqëror për parandalimin e dhunës mbi çfarëdo baze ndaj grave dhe vajzave.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se shoqëria kosovare duhet ta luftojë abuzimin e çfarëdolloj që shkon në drejtim të dhunës, mohimit dhe cenimit të të drejtave të grave në shoqërinë tonë.

Postimi:

“Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet nga çdo perspektivë, për t’i kontribuar kësaj agjende, në mbrojtje të grave dhe në realizmin pa kompromis të të drejtave të tyre të pamohueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat