Çka do të ndodh me Lutën, tash kur e humbi Gjilanin?

Aktuale

Çka do të ndodh me Lutën, tash kur e humbi Gjilanin?

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:31
Lutfi Haziri

Kryetari në largim i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se janë në koordinim e sipër me Administratën e Asamblesë për ta bërë pranim-dorëzimin e detyrës ndërmjet tij dhe kryetarit të ardhshëm të kësaj komune, Alban Hyseni.

Kështu u shpreh Haziri teksa shtoi se nuk është në dorën e tij se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Unë jam i gatshëm për ta bërë pranim-dorëzimin e detyrës. Ne jemi në koordinim e sipër, por kjo nuk vendoset nga unë”, u shpreh ai.

Ndërkaq, se cili do të jetë roli i tij pas humbjes së zgjedhjeve, nënkryetari i LDK-së deklaroi se nuk do të ketë rol të ri, por të vazhdojë me angazhimin e tij politik siç ka qenë deri më tani.

“Unë nuk marrë ndonjë pozitë apo rol të ri. Unë do ta vazhdoj angazhimin tim politik”, shprehet Haziri për Paparacin.

Qytetarët e Gjilanit në Zgjedhjet Lokale e vendosën Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje në krye të Komunës.

Hyseni i VV-së mposhti në balotazh Hazirin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat