​Prokuroria: Jemi duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit në Gllogjan

Aktuale

​Prokuroria: Jemi duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit në Gllogjan

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga Prokuroria e Shtetit janë deklaruar lidhur me vrasjen në Gllogjan të Deçanit, për çka thonë se janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me Zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Tutje kanë bërë thirrje që kushdo që ka informata rreth ngjarjes, atëherë të njoftohet prokuroria dhe policia.

“Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bën thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për këtë rast të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi e këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë”, përfundon komunikata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat