Sa shumë e pikëlloi Shkurte Fejzën tragjedia e Gllogjanit! “Kur vriten fëmijët, vritet e ardhmja e jonë”

Aktuale

Sa shumë e pikëlloi Shkurte Fejzën tragjedia e Gllogjanit! “Kur vriten fëmijët, vritet e ardhmja e jonë”

Nga: I. M. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:43

Ylli i muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, ka reguar me emocione dhembshurie për sulmin në Gllogjan, ku u vranë tre veta, dy prej tyre nxënës,

Shkurte Fejza që aq shumë i ka kënduar vlerave fisnike të shqiptarëve ndihet e trishtuar nga akti kaq i rëndë kriminal.

“Kur vriten fëmijët, vritet e ardhmja e jonë.

Ngjarje trishtuese, e rëndë dhe shumë e dhimbshme që na pikëlloj shumë.

Një vepër kriminale, makabër që e bējnë vetëm terroristët më primitiv.

Ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave”, ka shkruar ajo sonte në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat