​Nxënësi i plagosur i nënshtrohet operacionit për heqjen e gëzhojës

Aktuale

​Nxënësi i plagosur i nënshtrohet operacionit për heqjen e gëzhojës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Stafi mjekësor në Spitalin e Pejës, ka njoftuar se në këto moment, nxënësi që mbeti i plagosur nga të shtënat në Gllogjan, po i nënshtrohet intervenimit operativ për t’ia hequr gëzhojën e armës.

Sipas mjekësve, gëzhoja është në kofshën e këmbës së majtë ku ka ene të mëdha të gjakut por as ato dhe as dhe kocka nuk është e dëmtuar.

Nxënësi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë dhe me vetëdije të plotë.

Ai ka pritur të afërmit dhe përfaqësuesit e institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat