U raportua për sulme të mundshme në Kosovë gjatë festave të Nëntorit, deklarohet Policia

Aktuale

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë gjatë festave të Nëntorit, deklarohet Policia

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 21:25
Policia e Kosovës

Për shkak të rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të diplomacive të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Por, Policia e Kosovës thotë se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

Mësohet se periudha e rrezikut ishte raportuar nga 26 deri më 29 nëntor, kurse autoritetet e sigurisë jo zyrtarisht janë njoftuar me këtë rast.

Lidhur me këtë ka folur Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia.

Ndryshe, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat