Deputetja e VV-së lajmërohet nga Shabaci i Serbisë, tregon pse ka shkuar atje

Aktuale

Deputetja e VV-së lajmërohet nga Shabaci i Serbisë, tregon pse ka shkuar atje

Nga: A.ZH Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 21:40
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka treguar se po qëndron në Shabac të Serbisë.

Ajo ka thënë se atje ka shkuar për të marrë pjesë në një konferencë që lidhet me përfshirjen e grave në pozita udhëheqëse, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se aty u ka treguar se Serbia po pengon Qeverinë e Kosovës për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Kosovën Lindore.

Postimi i saj i plotë:

Pas Malit të Zi, konferenca Green Balkan Network e organizuar nga Partitë e Gjelbra të Evropës dhe NDI po mbahet në Shabac, Serbi.

Në këtë konferencë në panelin Partitë Politike: Gjinia dhe Përfshirja prezantova rolin e Lëvizjes Vetëvendosje në përfshirjen e grave në pozitat udhëheqëse në institucionet publike të shtetit të Kosovës. Pjesëmarrësit ishin të interesuar të kuptojnë se si ka arritur Lëvizja Vetëvendosje të tejkaloj kuotën gjinore tashmë në dy palë zgjedhjet e fundit. Të gjitha deputetet nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet paralamentare të vitit 2019 dhe 2021 kanë arritur të sigurojnë ulëset në parlament pa ndihmën e kuotës gjinore.

Në panel me mua ishin edhe dy gra të suksesshme në vendet e tyre Amelia Womack nga Partia e Gjelbër në Mbretërinë e Bashkuar dhe Natalia Stojmenoviç nga Don’t Let Belgrade Drown.

Po ashtu, e shfrytëzova rastin t’i informoj se si Serbia po pengon Qeverinë e Kosovës për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Serbia pa ndonjë arsye ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrave Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Hajrulla Ceku dhe Liburn Aliu të cilët kishin planifikuar një vizitë dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë edhe pse vizita ishte planifikuar në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat