Lajçak: Integrimi i Ballkanit në BE nuk ka alternativë

Lajme

Lajçak: Integrimi i Ballkanit në BE nuk ka alternativë

Nga: F.B Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 10:00
Miroslav Lajçak

Duhet të përshpejtojmë procesin, por jo vetëm duke kritikuar BE-në, por duke pa realisht sa sinjale pozitive vijnë nga regjioni, ka deklaruar në Podgoricë i dërguari special për dialogun dhe çështjet në Ballkan, Miroslav Lajçak, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota sot”.

“Integrimi i Ballkanit perëndimor në BE nuk ka asnjë alternativë” tha ai, gjatë vizitës në Malin e Zi.

Sipas tij nuk duhen kërkuar alternativa tjera rreth kësaj, por edhe të shihet situata reale.

“Procesi është shumë më i ngadalshëm seç kemi pritur, shpresuar edhe dëshiruar”, këtë e tha Lajçak në bisedë me presidentin malazez, Gjukanoviç.

“Në këtë kanë ndikuar edhe rrethanat objektive”, siç janë largimi i Britanisë (Brexit), kriza me emigrimin, por edhe skepticizmi i anëtarëve të BE-së, transmeton “Bota sot”.

Ai u shpreh së është i bindur se nuk duhet të pritet që vetëm BE-ja të zgjidh problemet e brendshme, ndërsa tha se frikësohet se mund të humbet Ballkani nga kjo situatë.

“Duhet ta përshpejtojmë procesin, por jo vetëm duke kritikuar BE-në, por duke pa realisht sa sinjale pozitive vijnë nga regjioni”, tha ai.

Lajçak theksoi se vendet e Ballkanit duhet ta kthejnë besimin në gjithë procesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat