Konjufca: 28 Nëntori i gjen bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të bashkuar rreth idealeve kombëtare

Aktuale

Konjufca: 28 Nëntori i gjen bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të bashkuar rreth idealeve kombëtare

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 11:21
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka uruar gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit.

Ai ka shkruar se kjo festë i ka rrënjët në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë.

Shkrimi i plotë:

Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.

Gëzuar 28 Nëntorin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat