35 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19

Aktuale

35 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të  Kosovës ka bërë të ditur se në klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitale të përgjithshme janë duke u trajtuar 35 pacientë për COVID-19.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së prej tyre 12 janë  të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23 të tjerë post-covid,  pasi kanë kaluar Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1  pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat