​Haradinaj kërkon marrëveshje për mbrojtjen e përbashkët ushtarake Kosovë-Shqipëri

Aktuale

​Haradinaj kërkon marrëveshje për mbrojtjen e përbashkët ushtarake Kosovë-Shqipëri

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 12:30
Ramush Haradinaj

Kryetari i Ramush Haradinaj duke uruar 28 Nëntorin, ka përsëritur disa kërkesa që duhet t’i nënshkruajnë Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Linja hekurudhore Kosovë – Shqipëri, mbrojtja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë. Në funksion të forcimit të Ushtrisë së Kosovës, të nis iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndihmojnë me financa, shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Me këto tri qëllime, shënojmë Festat e Nëntorit.

Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare. Përulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë.

Falënderim popujve miq, që në kohën kur kanoseshim nga shfarosja, ishin përkrah nesh, Aleanca Veriatlantike NATO e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dashur bashkëkombas. Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare. 28 Nëntori i Skënderbeut, UÇK-së dhe Adem Jasharit. 28 Nëntori i shqiptarëve. Urime”, ka shkruar ai në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat