Një natë e ankthshme në Gllogjan! A iku përtej kufirit vrasësi terrorizues!?

Aktuale

Një natë e ankthshme në Gllogjan! A iku përtej kufirit vrasësi terrorizues!?

Nga: Idriz Morina Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:41

Një errësirë e kombinuar me të ftohtin dimëror, pa borë, dhe papritur krismat e kallashnikovit dëgjohen si godasin.

Njeriu i maskuar që po ecte rrugës pa frikë, për të pritur shfaqjen e autobusit përballë, në një rrugë që merr kthesë, ende pa e marrë shpejtësinë, pas ndalimit të fundit, ku kanë zbritur edhe disa udhëtarë të Shaptejit.

Breshëria e plumbave të kallashnikovit do të godasin për vdekje, shoferin dhe dy nxënës të ulur pas tij, një mbijeton i plagosur lehtë.

Lajmi do të mbulojë në tis ankthi gjithë Deçanin, dhe vala goditëse do të prek zemrat dhe mendjet e të gjithë shqiptarëve.

Por, po bëhen thuaja 48 orë, dhe dorasi nuk është kapur ende!

Teoritë e zbulimit të krimit, i konsiderojnë këto orë vendimtare, edhe për shkak të informacionit nga vendi i krimit, dhe zona ku mund të jetë kryer.

Si mund të jetë zhdukur një vrasës kaq makabër, ndërsa ecte pa frikë rrugës duke e pritur shfaqjen e autobusit para tij? Si mund të jetë zhdukur aq shpejt, në një vend ku përplot viktima të mundshme shpëtuan, të paktën gjysma e tyre nuk pësuan nga sulmi, falë edhe lëvizjes së ngadaltë që ishte duke e bërë autobusi.

Sapo ndodhi rasti, akuzat shpërthyen, edhe këshillat për institucionet, se si të izolohet zona dhe se si të kapet autori apo pjesëmarrësit në krim.

Pas sa ditësh, të paktën opinioni nuk e di nëse ishte i vetëm dorasi apo kishte së paku një bashkëpunëtor.

Raportimet nga zona, thonë se javëve të fundit kishte rritje të dhunës, vjedhjeve, plaçkitjeve, fajdeve, e deri tek helmimi që dyshohet se ju bë qëllimshëm deçanasve.

Organet e sigurisë duket hapur se nuk kishin ndërmarrë asgjë. Pista e parë e paraqitur edhe nëpërmjet mediave se kishte konflikt për ‘linja’ ra menjëherë, sepse nuk kishte as nga kush të rivalizohej, e lëre më të shkonin gjërat për çfarëdo konflikti dramatik e me fund kaq tragjik.

Ky qarkullim informacioni, nëse rezulton një vrasje e planifikuar, jo personale, mund të jetë lëshuar nga grupe kriminale, pa e përjashtuar mundësinë e përfshirjes së ndonjë të uniformuari në polici apo në siguri.

A është e mundshme që vrasësi i maskuar, kishte ardhur nëpërmjet një kufiri, i porositur dhe paguar mirë, për të hedhur një ogur të zi për Kosovën, destabilizimin.

13 Marrëveshje të nënshkruara në Shqipëri, që asnjë prej tyre nuk bëjnë punë për të zbardhur një krim!

13 Marrëveshje në Shqipëri, që duhet diskualifikuar me një gjuajtje krimi, si shtete që nuk kanë as siguri dhe as aftësi zbulimi, e jo se jo të luftimit të krimit!

Sa më shumë që zgjat moszbulimi i krimit, aq më shumë do të dëgjojmë pyetje dhe dilema, për vrasësin e maskuar!

Vrasësit terrorizues nuk mund t’i jepet ultimatum, nga Prishtina, dhe as ngandonjë vend tjetër, sado afër tij!

Ai nuk ka marrë peng askë, të paktën këtë askush nuk e tha, që t’i jepet ultimatum për dorëzim!

Çka nëse ky ultimatum u dha nga Prishtina, thjesht për ta bërë qesharake një ministri!?

Qeveria ka ndarë një buxhet prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informacion, për vrasësin e porositur!

Nëse këto 20 mijë euro, e kalojnë pagesën e vrasësit mbase një bashkëpunëtor i tij mund të ofrohet apo...?

Nëse krimi nuk lidhet me ndonjë rast të konfliktit privat, që në fakt, edhe mund të publikohet si i tillë, sipas mënyrës së sjelljes në krim, këtu nuk ka motiv personal, përveçse që nuk i përket traditës shqiptare.

E para nuk mund të jetë një familje me traditë shqiptare, nëse edhe të rinjtë e saj nuk kanë devijuar, sepse kodi kanunor, as ai i hakmarrjes nuk e njeh dhe pranon fshehjen.

Nuk mund të jetë një familje e patraumatizuar rëndë.

Por, në asnjërin rast krimi i tillë nuk mund të jetë kryer pa një shtytje provokative nga faktorë të jashtëm, qëllimkëqij e destabilizues!

Mosgjetja e krimit është kërcënim ndaj institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, paralajmërim, se si mund të goditen vetë ato, nëse e zbatojnë ligjin në raste të caktuara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat