Presidentja Osmani ndan fotografinë e binjakeve të saj ndërsa festojnë 28 Nëntorin

Aktuale

Presidentja Osmani ndan fotografinë e binjakeve të saj ndërsa festojnë 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:53
Vajzat e presidentes Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një foto mjaft të lezetshme të binjakeve të saj.

Ajo këtë e ka bërë në faqen e saj zyrtare të Facebook-ut, për nder të 28 Nëntorit.

Në atë imazh shihen dy vajzat binjake të presidentes, të veshura kuq e zi dhe duke bërë simbolin e shqiponjës.

Osmani këtë fotografi e ka përcjellë me dy zemra dhe në prapavijën e saj shihen edhe dy flamujt, ai shtetëror dhe kombëtar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat