Fatos Krasniqi zgjidhet drejtor i ri i Ujësjellësit “Prishtina”, ankohet Sokol Xhafa

Aktuale

Fatos Krasniqi zgjidhet drejtor i ri i Ujësjellësit “Prishtina”, ankohet Sokol Xhafa

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:33
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është bërë me kryeshef të ri. Bordi i përkohshëm i kësaj ndërmarrje ka përzgjedhur për kryeshef të ri Fatos Krasniqi, i cili vije me përvojë pune nga sektori bankar.

Kp ka siguruar listën e bordit të drejtorëve për kandidatët e poentuar për pozitën e kryeshefit të KRU “Prishtina”. Nga ky raport, Fatos Krasniqi është renditur i pari në listë me pikë nga vlerësimi i bordit, me 38.17 poena.

Ndonëse, ushtruesi e detyrës së kryeshefit të kësaj kompanie, Sokol Xhafa, i cili ka aplikuar për këtë pozitë, është vlerësuar me 34 pikë, i renditur i treti në bazë të kësaj liste.

Xhafa në shenj pakënaqësie ka bërë ankesë në afat tetë ditor dhe bordi është duke shqyrtuar ankesën e tij.

Xhafa ka konfirmuar se ka ushtruar të drejtën e tij ankimore për këtë vlerësim të bordit.

Xhafa: Është zgjedhur drejtori ri, kam shfrytëzuar të drejtën time për ankesë

“Është zgjedhur një drejtor i ri. Bordi i drejtorëve ka vendosur që për kryeshef të vijë një person tjetër, është Fatos Krasniqi. Ndërsa, tash është periudha e ankimimit, për të cilën po presim dhe pastaj sigurisht që ndërmarrja do të vazhdojë të punojë, e këto ndërrimet janë çështje tjetër që vendos një nivel më i lartë se ne… Unë kam qenë një ndër aplikantët, kamë shfrytëzuar të drejtën time për ankimim në rastin që nuk jam përzgjedhur, por që prapë është në dorën e bordit të drejtorëve dhe unë po i pres të gjitha vendimet ligjore dhe sigurisht që në rastin që do të vije Krasniqi do ta mirëpres dhe unë do të kthehem prapa në pozicionin ku kam qenë paraprakisht”, thekson ai.

Xhafa i cili ende po e menaxhon këtë kompani, ka thënë se po pret rezultatin e ankesës nga bordit i drejtorëve.

Xhafa: Bordi është duke vlerësuar ankesën

“Procesi i përzgjedhjes ka kaluar nëpër disa procedura për të cilat unë kam shfrytëzuar të drejtën time ankimore dhe normalisht që është në proces që po analizohet nga bordi i drejtorëve”, theksoi Xhafa.

Ndërsa, kp lidhur me këtë proces ka tentuar të kontaktoj Nora Tafarshiku – Kurtishi, kryesuese e bordit, por e njëjta nuk ka pasur qasje.

Bordi i drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në mars të vitit 2020 kishte shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Ilir Abdullahun, ndërsa në prill të vitit 2020, po ai bord kishte emëruari ushtrues detyre të kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Sokol Xhafa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat