Flet shoqja e nxënësit të vrarë në autobusin në Gllogjan: Çfarë më tha pak para ngjarjes

Aktuale

Flet shoqja e nxënësit të vrarë në autobusin në Gllogjan: Çfarë më tha pak para ngjarjes

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:12
Elona Krasniqi

Ende vijon të mbetet e pazgjidhur ngjarja e rëndë e së premtes në Deçan të Kosovës, ku një person qëlloi me AK-47 drejt autobusit të shkollës, dhe la tre të vdekur.

Shoferi i autobusit dhe dy të rinjtë Ledjon Hamzaj dhe Genta Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, u ndanë nga jeta për shkak të breshërisë së plumbave.

Sot në emisionin “Breaking” në Top News, foli Elona Krasniqi, shoqja e klasës së Ledjonit. Ajo tregoi se çfarë i tha për herë të fundit 16-vjeçari.

“E kam takuar 5 orë para ngjarjes, e kisha në klasë. Ai vetë s’ka pasur asnjë problem me askënd. Gjithmonë ka qenë në humor të mirë.

Mua nuk më ka folur për konfliktin e shoferëve, por i ka thënë një shokut tjetër në klasë.

Paradite ishim në Malishevë se kishim praktikë. Ledioni duhet të ikte më një autobus tjetër, por mori mamin në telefon dhe i tha do vonohem pak dhe do vij me autobusin e fundit, të orës 18:00.

Unë isha në qytet, më mori në telefon një shok dhe më tregoi. Na ka shokuar të gjithëve si shoqëri, si klasë, si shkollë. Ai kishte një shoqëri të gjerë, me të gjithë kalonte mirë dhe ishte nxënës shembullor,” tha Elona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat