Dhjetë momentet kyçe, që e lëkundën keq themelin e Kosovës dhe e rrezikuan pafundësisht shtetësinë e saj

Aktuale

Dhjetë momentet kyçe, që e lëkundën keq themelin e Kosovës dhe e rrezikuan pafundësisht shtetësinë e saj

Nga: Lirim Gashi Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:23
Foto ilustrim: Trazirat, 2004

1. Ndarja e Mitrovicës në vitin 1999 ku rusofilët e Shërbimit Sekret Francez në bashkëpunim me Hashim Thaçin e ndanë Mitrovicën në dy pjesë dhe praktikisht edhe Veriun nga Kosova. Sepse në këtë mënyrë ia vunë themelet bosnizimit dhe defunksionalizimit të Kosovës si shtet.

2. Paralelisht me ndarjen e Veriut të Kosovës UDBA i nxiti, organizoi dhe financoi vrasjet politike në të cilat pjesa udbashe e SHIK-ut u dëshmua aq e dhunshme dhe pamëshirshme ndaj patriotëve të vërtetë shqiptarë, saqë do t'ia kishin lakmi edhe Millosheviqi dhe Rankoviçi.

3. Në vitin 2000 me direktivën e UDB-es dhe të financuar nga Ambasadat e shteteve arabe, Turqisë dhe Rusisë, shumë imamë udbash shqiptarë, e sollën islamin ekstrem në Kosovë në formë të "shoqatave të rrejshme humanitare islamike", që në fakt ishin celula të terrorizmit global.

Këto shoqata djallëzore e shfrytëzuan fillimisht varfërinë e skajshme të shqiptarëve në Kosovën e djegur dhe të rrënuar për toke, për t'i dhënë femrave dhe grave të varfra kredi pa interes, nëse pranojnë të vishen si femrat arabe të Arabisë Saudite dhe të duken si Pinguine.

Imagjinojeni se për çfarë oferte të pamoralshme dhe në çfarë rrethanash të rënda ekonomike dhe sociale bëhej fjalë!

Pra bëhej fjalë për ofertën për trafikimin e identitetit kombëtar për 1000 euro të mjera.

Fatmirësisht shumica e femrave që e morën atë kredi nuk iu nënshtruan presionit për ta trafikuar (prostituuar) identitetin kombëtar për 1000 euro.

Fatkeqësisht një numër jo i vogël i femrave, jo vetëm që pranuan por edhe u radikalizuan.

Rezultati: Shumë sosh përfunduan në Siri si prostituta të djemve, nipave, kushërinjve dhe luftëtarëve të Bin Ladenit dhe Abu Omarit, respektivisht si prostituta të Al Kaides dhe IS-it, ndërsa 110 sosh u kthyen shtatzënë nga Siria po me të njëjtat bisha.

Mirëpo puna nuk u krye me kaq. Filloi me të madhe radikalizimi i predikimit të fesë në objektet ekzistuese dhe ndërtimi i shumë objekteve të tjera fetare, në bashkëpunim me pushtetin e korruptuar, i cili përfitonte sasi të paimagjinueshme lekësh nga shitblerja e pronave të uzurpuara. Pra tashmë nuk predikohej islami tradicional, por ai vehabist dhe selafist, gjë që ndikoi që Kosova të bëhet kampione evropiane për numrin e luftëtarëve të trafikuar dhe eksportuar në Irak, Siri, Libi e kudo që e kërkonte puna.

Qëllimi i Serbisë Klerofashiste ishte që Kosovës t'ia jepte pamjen e Kandaharit, në mënyrë që shtetet aleate që na kishin ndihmuar ta arrijmë pavarësinë dhe shtetësinë tonë, t'i çonin duart jo vetëm nga ne si popull, por edhe nga projekti i tyre apo shtetësia e Kosovës dhe t'i thoshin udhëheqësve të Serbisë : Kthehuni në Kosovë dhe përfundojeni punën aty ku ju kemi ndërprerë.

4. Në vitin 2004 me direktivën e UDB-ës këlyshët e saj shqipfolës e organizuan djegien e kishave serbe, gjë që ndikoi në rrënimin total të imazhit tonë tek aleatët tanë, që na kishin ndihmuar të çlirohemi dhe të bëhemi shtet.

Sepse tashmë në kokat e zyrtarëve të Uashingtonit dhe Brukselit ne shqiptarët nuk figuronim vetëm si popull viktimë dhe paqedashës që lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e arriti me sakrifica të pakrahasueshme 200 vjeçare, por edhe si popull i dhunshëm, ekstremist fetar dhe shovinist.

5. Abolimi i kriminelëve serb të luftës nga Hashim Thaçi.

Pra, bëhet fjalë për abolimin e po atyre kriminelëve serbë të Veriut të Kosovës, të cilët më vonë e krijuan Listën Serbe, që e mori peng Kuvendin e Kosovës dhe e bllokoi punën e tij.

Sepse tashmë nuk i përfaqësonin interesat e serbëve të veriut Rashiçat, Petroviçat, Ivanoviçat dhe Trajkoviçat, që në njëfarë mënyre e kishin pranuar realitetin politik, por djajtë e pushtetit klerofashist serb Jabllanoviçat, Rakiçat dhe Radojçiqat, të cilët e okupuan Veriun dhe e shndërruan në Eldorado të krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të armëve dhe narkotikëve.

Dhe pikërisht këtë Eldorado të krimit shumëdimensional, politikanët tanë të korruptuar, gjysmë analfabetë, kriminelë dhe kuislingë, e trajtuan si një burim shtesë për pasurim të paligjshëm.

Dhe në vend se ta luftonin me të gjitha mjetet ligjore dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, ata e filluan bashkëpunimin e tyre të ngushtë me kriminelet serbë të Veriut, që ua kishin masakruar fëmijët, dhunuar gratë dhe djegur infrastrukturën dhe tokën.

6. Degradimi i tempujve të dijes pra shkollave dhe universiteteve në tempuj të injorancës.

Respektivisht degradimi i diplomave prej vulave të dijes në vula të budallallëkut, i cili po na kushton sot shumë dhe do të na kushtojë akoma më shumë në të ardhmen, në të gjitha segmentet, fushat sferat dhe lëmitë e shtet-ndërtimit.

7. Fillimi i bisedimeve teknike me Serbinë pa parakushte edhe pse ajo na kishte borxh neve dhe jo ne asaj.

Sepse na kishte masakruar, dhunuar, dëbuar dhe dënuar 150 vite rresht dhe jo vetëm në vitet 1998-99 të shekullit të kaluar.

Imagjinojeni, se si Serbia si humbëse e tre luftërave dhe shkaktare e tre gjenocideve rresht e kishte kushtëzuar dhe shantazhuar Brukselin dhe Uashingtonin para dorëzimit të çdo krimineli të saj të luftës, me zbutjen e qasjes dhe qëndrimit të tyre të prerë ndaj pavarësisë së Kosovës deri në neutralitet.

Ndërsa ne si viktimë 150 vjeçare e terrorit të saj kishim shkuar në bisedime, pa parakushte dhe me duar në xhepa, si cjapi të kasapi.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, një ditë të bukur pranvere Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Edita Tahiri, faqezinjtë të cilët tërë kohën na gënjenin se po zhvillonin bisedime teknike, u kthyen nga Brukseli me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe të Veriut.

Thua se nuk u mjaftonte regjionalizimi i Lutfi Hazirit, i cili madje edhe fshatin Mamushë të përbërë prej shqiptarëve të asimiluar e kishte shndërruar në një komunë një etnike turke.

Mirëpo, ta negociosh në bisedimet teknike rregullimin e brendshëm territorial me Serbinë gjenocidale, pasi që të kanë çliruar prej saj superfuqitë e kohës, të cilat jo vetëm që të kanë bërë shtet, por edhe i kanë detyruar 100 e kusur shtete të tjera që ta pranojnë shtetësinë tënde, nuk është vetëm çmenduri por është edhe tradhti e padëgjuar dhe e paparë.

Prandaj si një shqiptar që në familjen e tij i ka 22 viktima nga gjenocidi serb, i lutem Zotit natë e ditë që t'i dërgojë këta tradhtarë në ferr dhe jo vetëm në varr.

Sepse të hysh pa parakushte në bisedime dhe negociata me një shtet që nuk të ka kërkuar falje, nuk të ka paguar dëmshpërblim, nuk e ka zbardhur fatin e të pagjeturve dhe nuk t'i ka kthyer kufomat nga varrezat kolektive, është nëna e çmendurisë dhe tradhtisë. Imagjinojeni sikur të kishin vepruar kështu hebrenjtë pas Luftës së Dytë Botërore, ku do të ishte dhe si do të dukej Izraeli sot?!

8. Kapja e gjyqësorit, prokurorisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë për Privatizim dhe Agjencisë për Zbulim dhe Kundërzbulim nga politbossat e krimit të organizuar, haraçit, korrupsionit dhe narko-karteleve.

Sepse përmes kapjes së institucioneve për zbulim, kundërzbulim, monitorim, prokurorim dhe zbatim të drejtësisë, ata u ndien aq të sigurt dhe komod nga përgjegjësia dhe llogaridhënia, saqë nuk lanë kundërshtar politik dhe dëshmitarë të krimeve pa vrarë, dhe vlerë materiale, monetare dhe pronësore pa plaçkitur dhe rrënuar.

Prandaj shtet-ndërtimin e shndërruan në shtet rrënim, sepse i dëbuan përmes kërkesave për haraç dhe përfitime edhe të gjithë investitorët e huaj seriozë që shfaqnin interesa për të investuar në Kosovë.

Rezultatet : Plaçka e pronës publike, buxhetit të shtetit, doganave, tatimeve, taksave, donacioneve, fondeve për zhvillim, thesarit të shtetit si dhe dhomës së dëshmive. Përpos kësaj privatizimi më mafioz në mbarë Evropën dhe tenderët e manipuluar në çdo situatë dhe segment.

9. Plaçka, vrasjet, radikalizmi i fesë dhe tradhtimi i interesave kombëtare dhe shtetërore nuk do të kishin ndodhur kurrë, sikur këta politbossa të krimit, haraçit, plaçkës shumëdimensionale dhe tradhtisë, të mos i kishin mbushur partitë e tyre dhe institucionet shtetërore me udbashë dhe islamistë radikal.

E pse i mbushën dhe me direktivën e kujt e bënë këtë?

10. Heshtja dhe akomodimi i intelektualëve me gjendjen e patolerueshme në shoqëri dhe shtet, duke filluar prej atyre që jetonin si ‘Dembelat e Stambollit’ nga donacionet për veprimin efikas të shoqërisë civile e deri te ata të Akademisë së Arteve dhe Shkencave, që jetonin si Zoti në Paris nga lekët e taksapaguesve.

Përgjigjën po ua lë juve.

Detyra ime si analist dhe gazetar i pavarur është për ta thënë dhe shkruar të vërtetën.

Ndërsa detyra e shenjtë e politikës, prokurorisë dhe gjyqësorit është për ta zbardhur deri në detajet më të imta të vërtetën.

Sepse njerëzit që i udhëheqin dhe përbëjnë këto institucione paguhen për këtë punë.

Ndërsa, unë nuk e marr prej askujt asnjë cent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat