Sot më shumë të shëruar se sa raste të reja me Covid-19

Aktuale

Sot më shumë të shëruar se sa raste të reja me Covid-19

Nga: A.ZH Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Vetëm dy raste të reja pozitive me Koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 15 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

29 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.

Në total numri i rasteve aktive është 322.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat