Reagon edhe Xhafer Tahiri pasi investitori shkoi në Maqedoni për të investuar 220 milionë euro

Aktuale

Reagon edhe Xhafer Tahiri pasi investitori shkoi në Maqedoni për të investuar 220 milionë euro

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 16:07
Ilustrim

Investitori francez “Akou Energy” ka qenë i interesuar për investime në Kosovë, por procedurat janë vonuar dhe i njëjti po investon tani në shtetin fqinj në Maqedoni të Veriut.

Projekti i “Akou Energy” ishte për një investim 110 milionë euro në Kosovë, ndërsa tani po investon 220 milionë euro në Maqedoni të Veriut dhe kjo për shkak të neglizhencës së Qeverisë së Kosovës.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ish kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili ka thënë se Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë mirëpo faji sipas tij është te Qeveria e Kosovës që po ikin investitorët nga Kosova.

Postimi i plotë:

Akuo Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 270 milion € njfton KM Zaev i Maqedonisë.

Në Kosovë, i njejti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.

Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrinë ti kryej të njejtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat