Ambasada e Kosovës në Angli del me njoftim për qytetarët

Aktuale

Ambasada e Kosovës në Angli del me njoftim për qytetarët

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 16:16
Ambasada e Kosovës në Angli

Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se nga dita e nesërme të gjithë qytetarët që jetojnë në Angli duhet të bëjnë testin PCR dhe të izolohen derisa të rezultojnë negativ për COVID-19, nëse duan të udhëtojnë për në këtë shtet.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se këto masa vlejnë edhe për personat që janë vaksinuar.

Postimi:

Njoftim!

Duke filluar nga data 30 Nëntor, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë për në Angli duhet të bëjnë testin PCR dhe duhet të izolohen deri sa të pranojnë rezultatin negativ. Këto masa vlejnë edhe për ata të cilët janë plotësisht të vaksinuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat