Vazhdon debati Mushkolaj-Bajrami, përmenden vrasjet e pasluftës: E dini për kë e kam fjalën!

Aktuale

Vazhdon debati Mushkolaj-Bajrami, përmenden vrasjet e pasluftës: E dini për kë e kam fjalën!

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 18:37
Imer Mushkolaj dhe Hykmete Bajrami

Po vazhdon ‘përplasja’ virtuale ndërmjet analistit politik, Imer Mushkolaj dhe ish-ministres së Financave, Hykmete Bajramit, përcjell “Bota sot”.

Gjithë debati filloi, kur Mushkolaj i tha Bajramit të heshtte dhe të mos kërkonte zbardhjen e vrasjes në Deçan, pasi krimi i vjedhjes së 2.1 milion eurove nuk është zbuluar ende.

Pas kundërpërgjigjes së ish-ministres, analisti ia bëri me dije Bajramit se e di shumë mirë se ç’po ndodh me procesin e 2.1 milionë eurove të vjedhura.

Madje, Mushkolaj tha se vrasjet e pasluftës disa i kanë përdorur për fushtata elektorale, gjë që e di edhe ish-ministrja Bajrami.

Postimi i plotë

Zonja Bajrami, se çfarë ka ndodhur dhe ç'po ndodh me procesin e 2.1 milionë eurove e di shumë mirë. Skandali ka ndodhur gjatë qeverisjes tuaj. Qytetarët presin që paratë e vjedhura të kthehen në buxhet deri në centin e fundit. Sa për vrasjet në Kosovë, që nga përfundimi i luftës deri tash, jam ndër ata që vazhdimisht, publikisht jam angazhuar për zbardhjen e tyre. Për fat të keq, ato vrasje dikush i ka përdorur edhe për fushata elektorale. Besoj e dini për kë e kam fjalën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat