Hiqet autobusi nga udha, familja e shoferit ankohet për trajtim

Aktuale

Hiqet autobusi nga udha, familja e shoferit ankohet për trajtim

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 20:37
Foto

Familjet Hamzaj, Mustafaj e Gjokaj kanë hapur dyert për ngushëllime paraditen e së premtes. Tek familja e Gentës e Ledionit shkuan shumë miq e përfaqësues të institucioneve, gjë që familjarët thonë të ua kenë lehtësuar dhimbjen.

Aty shkuan edhe shokë të nxënësve të ndjerë dhe ata që më parë nuk u njohën me këto familje.

Në mesin e personave që shkuan për kryeshnosh ishin edhe familja e Gani Gjokajt, vozitësit të autobusit që u vra bashkë me dy nxënësit në mbrëmjen e së premtes, pas një sulmi me automatik.

Por Gjokajt, që të pamen e kanë në Skivjan, thonë se janë anashkaluar nga institucionet, megjithëse edhe i afërmi i tyre humbi jetën në të njëjtën ngjarje. Kjo meqë nuk janë vizituar e kontaktuar nga institucionet, përjashtuar presidenten, Vjosa Osmani, e cila ka dërguar një telegram ngushëllimi në varrim.

Ndërkohë, tre ditë pas ngjarjes, autobusi ku mbetën të vrarë 3 persona e një u plagos, u largua nga vendi i ngjarjes. Por as pas kaq ditësh, autori apo autorët e vrasjes ende nuk janë identifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat