“Janë zbrazur diku gjashtë apo shtatë plumba”/ Prokuroria e Pejës jep detaje rreth armës së krimit në Gllogjan

Aktuale

“Janë zbrazur diku gjashtë apo shtatë plumba”/ Prokuroria e Pejës jep detaje rreth armës së krimit në Gllogjan

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 20:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Kur kanë kaluar tri ditë nga vrasja misterioze e tre personave në Gllogjan ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar për këtë vepër.

Derisa hetimet po vazhdojnë, Policia e Kosovës ka përjashtuar mundësinë që ky akt të jetë veprim terrorist.

“Nuk ka arsye se ngjarja në Deçan është akt terrorist. Policia ka arsye për të besuar se sulmin e ka kryer  një person i vetëm”.

Ndërkohë Prokuroria e Shtetit është në fazën fillestare të hetimit. Deri më tani ky krim juridikisht është cilësuar vetëm si vrasje e rëndë.

Ndërsa Prokuroria e Pejës ka arritur të identifikojë një detaj sa i përket armës me të cilën është kryer krimi.

Sipas kryeprokurorit Agim Kurmehaj karikatori me të cilin është gjuajtur autobusi nuk është shpenzuar i tëri.

“Në bazë të gëzhojave që janë gjendur ne mund të japin një supozim. Si informatë fillestare dhe në bazë të gëzhojave të gjendura, janë zbrazur diku gjashtë apo shtatë plumba”, ka deklaruar Kurmehej për RTV Dukagjinin.

Nga Prokuroria Speciale thonë se rasti ende nuk ka kaluar në duar të tyre, por që një gjë e tillë nuk përjashtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat