“Vrasja në Gllogjan ishte mirë e përgatitur”

Aktuale

“Vrasja në Gllogjan ishte mirë e përgatitur”

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 22:09
Foto

Zv.kryetari i parë i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli ka thënë se institucioneve të sigurisë duhet t’u jepet kohë për të hetuar krimin në Gllogjan.

Deputeti i LVV-së thotë se duhet përmbajtur nga motivet e mundshme që mund të lidhen me vrasjen në Gllogjan pasi ka fare pak informacione për rastin.

“Shihet që është një vrasje e përgatitur mirë, vrasje shumë profesionale dhe e paramenduar. Me vet faktin se ka shumë pak gjurmë në vendin e ngjarjes kjo na len të kuptojmë se nuk është vrasje e zakonshme por mirë e përgatitur”, tha ai në “Debat Plus”.

Ai thotë se në zbardhjen e rastin janë involvuar të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë.

“Pasi rasti është shumë i rëndë dhe i ndjeshëm, edhe vet Qeveria ka dhënë shpërblimin për të gjithë ata që japin informacione që do të çojnë në kapjen e autorit të vrasjes së trefishtë”, deklaroi Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat