Dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, kritikon opozita

Aktuale

Dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, kritikon opozita

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 07:11
Abelard Tahiri

(E plotësuar 11:44) - Ka dështuar sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi. Mungesën e funksionalitetit të kryesisë e kritikuan nga opozita. Madje kërkuan edhe zgjedhje të reja parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për medie tha se mazhoranca ka hyrë në një krizë e cila nuk është e lehtë.

Ai kërkoi edhe zgjedhje të reja për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe kthimin e funksionaliteti të Kuvendit.

Kritik u shpreh edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili kërkoi urgjentisht të hartohet rregullorja e re dhe përgjegjësia për caktimin e seancës t’i atribuohet shefave të grupeve parlamentare.

“Rregulloren e punës së Kuvendit duhet ta ndryshojmë me urgjencë. Përgjegjësia duhet t’i takojë shefave të grupeve parlamentare”, shtoi ai.

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht
2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22 dhe 23 nëntor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
22. Votimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,
27. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,
29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,
30. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,
32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,
33. Votimi për emërimin e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,
36. Votimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
37. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
3

VI. Përgatitjet për seancën e radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-069 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë,
4. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-070 për Pijet e forta alkoolike,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr.04/L-060 për mbeturina,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-072 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,
9. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore
për vitin 2022,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.

VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Vendi: C301 Koha: 11:00

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat