Bllokohet magjistralja Mitrovicë – Prishtinë, kolona të gjata me mëngjes

Aktuale

Bllokohet magjistralja Mitrovicë – Prishtinë, kolona të gjata me mëngjes

Nga: N. Sh. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 09:22
Bllokohet magjistralja Mitrovicë – Prishtinë

Tashmë për të udhëtuar nga Mitrovica në Prishtinë ose anasjelltas, duhet t'i llogaritni dy orë rrugë.

Kjo si pasojë e punëkryesëve të rrugës të cilët e kanë hequr asfaltin në rrugë, dhe po duhet gjetur rrugë alternative në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Edhe pse ka rreth 15 vjetë që rruga Prishtinë - Mitrovicë, ka filluar të ndërtohet, ajo akoma nuk është përfunduar.

Pas reshjeve të fundit të borës, qysh në mëngjes kanë filluar kolonat e gjata të veturave.

Gazeta "Bota sot" ka siguruar pamje nga magjistralja Mitrovicë – Prishtinë, ku shihet se rruga është tërësisht e bllokuar.

Arsyet e kësaj kolone janë punimet në rrugë.

Këto punime, po zhvillohet me shumë pak punëtorë dhe me disa mjete.

Qeveritë e më parshme, por si duket edhe Qeveria aktuale nuk po merr mundin që të përshpejtojë punimet në këtë rrugë.

Banorët e dy qyteteve, Vushtrri e Mitrovicë, presin me orë të tëra që disa muaj në kolonë përshkak të papërgjegjësisë të Qeverisë, konkretisht ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë që e ka fituar këtë tender.

Vetëm nga Stanovci, ku përfundon magjistralja e rregulluar vite më parë, deri në Vushtrri janë 7 kilometra.

Këto shtatë kilometra për t'i kaluar duhet bërë një orë, e ndoshta edhe më shumë.

Vetë sot në mëngjes nga Vushtrria për të arritur në Prishtinë rruga në fjalë ka zgjatur më shumë se një orë.

Ndërsa në orët e mbrëmjes kur është flugu u tollovisë, këtë pjesë të rrugës për të kaluar duhen dy orë apo më shumë.

Më poshtë pamjet:

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat