Reagon Bekim Jashari pas emërimit të komandantit të FSK-së/Me këto fjalë i drejtohet

Aktuale

Reagon Bekim Jashari pas emërimit të komandantit të FSK-së/Me këto fjalë i drejtohet

Nga: M.H. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:34
Bekim Jashari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.

Bashkim Jashari është biri i Rifat Jasharit, familjes legjendare nga Prekazi i Skënderajit.

Në lidhje me këtë emërim ka reaguar Bekim Jashari, i cili u shpreh se Bashkimi ka luftuar në krah të komandantëve të UÇK-së dhe këtë rrugëtim do ta vazhdoj edhe tash si komandant i FSK-së, përcjell “Bota sot”.

Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tone, i drejtohet Bashkimit tutje Bekimi.

Postimi i plotë

Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar.

Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urime Komandant Bashkim Jashari!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat