MASHTI ndanë bursa për nxënësit e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian

Aktuale

MASHTI ndanë bursa për nxënësit e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë ka dalë më një njoftim të rëndësishëm për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. MASHTI ka publikuar listën e përfituesve të bursave shkollore.

Në kuadër të kësaj për përfitimin e këtyre bursave kanë aplikuar 543 nxënës, ndërsa i kanë plotësuar kriteret 500 prej tyre.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot listën e përfitueseve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2021/2022. Në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 543 nxënës, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 500 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfitues/e të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 300 euro për vit mësimor”, bënë të ditur MASHT.

Kurse vlen të theksohet që numri i përfitueseve meshkuj është më i lartë se atyre femra, pra janë 253 janë djem dhe 247 vajza përfitues të kësaj burse

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat