Dorëheqja e Ramës dhe emërimi i Jasharit komandant i FSK-së, vjen reagimi nga Haradinaj

Aktuale

Dorëheqja e Ramës dhe emërimi i Jasharit komandant i FSK-së, vjen reagimi nga Haradinaj

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:18
Rrahman Rama dhe Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dorëheqjes se komandantit të FSK-së, Rrahman Rama dhe emërimit të Bashkim Jasharit si komandant i ri i FSK-së.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Rrahman Rama në krejt të arriturat e Ushtrisë së Kosovës ka luajtur rol shumë të rëndësishëm dhe thuajse kryesor.

Në këtë postim, kreu i AAK-së, i ka uruar suksese dhe punë të mbarë komandantit të ri të FSK-së, Bashkim Jasharit.

"Në krejt të arriturat e Ushtrisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe thuajse kryesor. E njoh shumë gjatë dhe nga afër, e njoh në punë me shumë profesionalizëm. Faleminderit për shërbimin Gjeneral Rama.

Komandantit të ri të FSK-së, ushtarakut të UÇK-së e pjesëtarit të një familje emblemë kombëtare, Gjeneralmajor Bashkim Jashari i uroj suksese dhe punë të mbarë. Jemi bashkë në punë të mira për sigurinë e Atdheut dhe të shtetit tonë, Republikës së Kosovës.

RH", ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat