Flet ciceroni i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, ja çfarë thotë për Bashkim Jasharin

Aktuale

Flet ciceroni i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, ja çfarë thotë për Bashkim Jasharin

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 00:23
Xhevat Imeri

Ciceroni i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, Xhevat Imeri, ka thënë se për të është një ndjenjë e jashtëzakonshme pasi Bashkim Jashari është emëruar komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se me këtë veprim i është bërë një nder familjes Jashari.

“Kam një kohë të gjatë që punojë në këtë vend, tani që Bashkim Jashari është bërë komandant i FSK-së është një ndjenjë e jashtëzakonshme, emocionuese dhe është një ndjenjë krenarie”.

“Nuk guxoj të them se kjo është e vonuar, ky është një nder që i është bërë Kosovës shqiptarisë, Prekazit, Drenicës dhe në veçanti familjes Jashari”.

Imeri ka theksuar se ka pasur fatin që është takuar me Bashkim Jasharin, sipas tij ai është një njeri i thjeshtë dhe modest.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat