Familja Imeri, Edi Rama i përfshirë në marrëveshje për minimin e gjykatës speciale!

Aktuale

Familja Imeri, Edi Rama i përfshirë në marrëveshje për minimin e gjykatës speciale!

Nga: I. M. Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:16
Ilustrim: Hashim Thaçi në Hagë

Njoftimet e vazhdueshme për vizita dhe përpjekje për lirimin e të akuzuarve nga gjykata speciale, po i mbajnë të tensionuara familjet e viktimave të vrasjeve politike, figurave publike, të zyrtarëve dhe veprimtarëve të LDK-së.

Njoftimi i sotëm se edhe vendet e treta po garantojnë për lirimin në arrest shtëpiak të Hashim Thaçi, duke fajësuar gjykatën speciale dhe prokurorinë e saj po shihen si presion dhe atak ndaj drejtësisë.

Familja e Haki Imerit, veprimtarit të LDK-së, ish kujdestarit të Hashim Thaçi, ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Fb, duke ia kujtuar se tentativat e tilla, vërtetë nuk e ndihmojnë Hashim Thaçin dhe as të tjerët që janë të ndaluar në Hagë nga gjykata speciale, me akuzën për ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’.

Familja Imeri vlerëson se tendencat e Edi Ramës për t’u përzier në gjykatën speciale, në vendosjen e drejtësisë e minojnë procesin.

 

Në vijim deklarata e familjes Imeri

 

Ata që përzihen në punët e drejtësisë u bëjnë edhe më keq të 'akuzuarve' në Hagë.  Keshtu që nëse doni ta mbështetni drejtësinë mos provoni të ndërhyni në proceset që kanë filluar.

-Ndërhyrja në drejtësi nuk i ndihmon Kosovës, përkundrazi, në qarqe ndërkombëtare flitet dhe dokumentohet se kosovarët nuk po  duken që janë të zotët ta bëjnë shtetin... politikanë dhe akterë opozitar po e përdorin influencën e tyre për të minuar drejtësinë që i bie se po shkelin mbi viktimat për llogari të të akuzuarve.

 -Krerë të shtetit shqiptar duhet të jenë koshient për situatën 'artificiale' që po shkaktojnë me deklarata dhe veprimet e tyre 'pseudopatriotike' që konsiderohen; ndërhyrje flagrante në drejtësi.

-Deklaratat e Edi Ramës të herëpashershme në lidhje me Gjykatën Speciale dhe me procesin që ka filluar atje nuk i ndihmojnë procesit, por e shpërfaqin dyshime se Kryeministri shqiptar është kryekëput pjesë e marrëveshjeve që minojnë drejtësinë në Gjykatën Speciale.

Drejtësia nuk ndihmohet duke e penguar atë kështu pengoni vetveten dhe izoloni qytetarin shqiptar për interesa personale banditeske.

Familja Imeri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat